Anëtarësia e PD-së në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës ka përfunduar votimin për kandidatët, ndërsa pjesëmarrja varion nga 60 në 70% në këto bashki.

Qarku i Shkodrës, me 11 mandate, ka një numër të madh kandidatësh për deputetë, 39 persona që synojnë të përfaqësojnë PD në zgjedhje.

Nga lista e kandidatëve vetëm në Vaun e Dejës dhe Pukë janë përjashtuar nga gara nga 1 kandidat.

Kështu në Pukë u skualifikua Prel Gjoni nga 7 kandidatë që ishin pjesë e listës së votimeve. Ndërsa në Vaun e Dejës u skualifikua Marin Tukaj nga 4 emra që ishin në garë.

Prel Gjoni është ish-kryetari i PD-së në Pukë, ndërsa Marin Tukaj është kryetari aktual i Forumit Rinor të PD në Vaun e Dejës.

Mësohet po ashtu se në Malësi të Madhe janë konfirmuar 5 kandidatët. Aktualisht po numërohen në Shkodër votat e anëtarësisë.