Është tensionuar protesta që po zhvillohet përpara Bashkisë së Tiranës nga banorët e zonës së “Astirit”, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata kërkojnë që të mos iu prishen banesat. Janë rreth 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

163 prej tyre që janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen nga ALUIZNI. Sipas banorëve, prishja nuk mund të bëhet para legalizimit pas nuk përfitojnë dëmshpërblim.

Godina e Bashkisë është qëlluar me vezë dhe në këto momente është parë një prani e shtuar e policisë.