Banorët e Ndroqit do të kenë tashmë një qendër shëndetësore të rindërtuar sipas standardeve.

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër mjediset e reja të ristrukturuara në kuadër të Programit Kombëtar “rehabilitimi i 300 qendrave shëndetësore”.

Mënyra e punësimit nëpërmjet portalit brenda një kohe shumë të shkurtër ishte një nga lehtësirat që një grup mjekësh të rinj i vunë në dukje kreut të qeverisë.

Transformimi i shërbimeve online ka ndihmuar edhe në rinovimin e kartës së shëndetit, duke eleminuar vonesat në marrjen e shërbimit.

“Karta e shëndetit ishte një nga praktikat që krijonte më shumë vonesa në marrjen e shërbimit dhe në bazë të përllogaritjeve që kemi bërë ishin rreth 30 mijë shërbime që eleminohen”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Përveç shërbimeve të vizitave në qendrën shëndetësore të Ndroqit ofrohet edhe testi HPV, një nga programet bazë në parandalimin e kancerit në qafën e mitrës.