Qeveria “Rama” niset me autobus drejt Prizrenit

11/01/2014 - 09:45

11 janar 2014 - Ashtu siç ishte lajmëruar, dy kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaci do te kryejne mbledhjen e perbashket te dy qeverive ne Prizren.Ne kete mbledhje  do të firmosen  sot marrëveshjet e para, pas marrjes së mandatit të qeverisë së re shqiptare. 
Ministrat e kabinetit "Rama" u nisën sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, me autobus drejt Prizrenit, për t'u takuar me homologët kosovarë, në orën 11:00. Minstrat e kabinetit "Rama" e cilësojne  këtë takim si një moment shumë të rëndësishëm në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

AXHENDA
Detajet e kësaj mbledhjeje dhe agjendën e saj, bashkë me pikat e rendit të ditës dhe dokumentet e nevojshme i ka akorduar me Qeverinë e Shqipërisë, ministrja e Kosovës për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku. Për këtë qëllim, Çitaku ka qëndruar në Tiranë bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, ku janë takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe vartës të tij, për hartimin e përbashkët të konceptit të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare. 
Mbledhja e qeverive do të mbahet në në Hotel ‘Theranda", ndërsa konferenca për shtyp e dy kryeministrave do të mbahet  tek ‘Lidhja e Prizrenit’”, ka thënë Çitaku.
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka zbardhur dje në mesditë axhendën që do të ndjekin 2 qeveritë që presin të mbajnë mbledhjen. 
Rendi i ditës i mbledhjes së parë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë 
Pas ceremonisë së hapjes së mbledhjes nga dy Kryeministrat, z. Hashim Thaçi dhe Z. Edi Rama do të vijohet me shqyrtimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili do të nënshkruhet nga dy Kryeministrat. 
Mbledhja do te vijojë me shqyrtimin e disa Marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bashkë-financim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona. 
Mes dy Qeverive do të bisedohet për avancimin e axhendave integruese të dy vendeve, themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit. 
Në mbledhje do të shqyrtohen dhe projekt-ide për bashkëpunim në fushat e Kulturës, Sigurisë, Energjisë dhe përmirësimit të standardeve te jetesës së shqiptarëve në rajon. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit.

Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 qershorin me anë të të cilit, PD i kërkon prokurorisë të hetojë krimet elektorale.  Mësoh

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha sot gjate nje deklarate per shtyp se kryeministri “Edi Rama refuzoi fondet nga BE për

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për thirrjen në Hagë të Ramush Haradinajt.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vlerësuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt si aktin e një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka.

"As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!"

Pas Durrësit, Partia Socialiste i kërkon Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin e kryetarit të bashkisë së Vorës, dalë nga 30 qershori, Ag