Qeveria jep 100 milionë lekë të rinj për zyrat e reja të SPAK

05/09/2019 - 10:07

Qeveria ka miratuar një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme, që do të shërbejë për akomodimin dhe funksionimin e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Fondi shtesë është miratuar me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Bëhet fjalë për një fond prej 100 milion lekësh të rinj. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I MI:

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR AKOMODIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, dhe të ligjit nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në programin buxhetor “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, në zërin “shpenzime kapitale”, i shtohet fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për përshtatjen e mjediseve të punës për Prokurorinë e Posaçme të Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe për sigurimin e mjeteve e të pajisjeve të nevojshme për funksionimin e tyre.

  2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, për vitin 2019.

  3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim Sekretarin e Shtetit të Gjermanisë Christian Lange.

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta do të zhvillojë mbledhjen e radhës paraditen e nesërme

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët në qytetin e Durrësit.

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, vjen sot në Tiranë, në kohën kur BE duhet të marrë një vendim për Shqipërinë për negociata

Shërbimi Konsullor, përmirësimi i tij dhe mbi të gjitha gatishmëria e ambasadave për t'ju përgjigjur në kohë të gjithë ankesave të qyteta

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetri, Kajmaku dhe Babani, PD-ja ka edhe 7-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në një darkë informale me aleatët e PD.

Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Elvin Minarolli, në një deklaratë nga selia blu tha se: "Projektimi i Aeropor

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një raport të gjatë shpjegues Komisionit të Venecias lidhur mbi vendimet dhe qëndrimet e tij që nis që