“Ra akuza e sajuar nga Rama”, PD reagon për vendimin e Prokurorisë

08/11/2019 - 18:20

Pas vendimit të Prokurorisë për të rrëzuar akuzën për pastrim parash të Lulzim Bashës dhe çuarjen e tij para gjykatës vetëm me akuzën e ‘falsifikimit të vulave stampave ose formularëve’, ka reaguar Partia Demokratike.

Në një deklaratë për shtyp, PD thekson se “sot prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës”.

“Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuza të stisura nuk qëndrojnë. E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin. Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar”, shkruhet në deklaratën e PD-së.

“Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer. Ndërkohë që partnerët strategjikë bëjnë thirrje për reforma që forcojnë pavarësinë e institucioneve, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar, mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit me politikën, dhe sajon akuza kundër kundërshtarit politik të Edi Ramës. Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA”, shtohet më tej në deklaratë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përplasje të forta u zhvilluan në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku Inspektorati i Mbrojtjes së Territ

Kryetari i bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Enis Sulstarova, ka reaguar kundër qëndrimit të Bashkisë së Tiranë në lidhje me d

Ditën e sotme, banorët e “Astirit” u përplasën me forcat e policisë gjatë shembjes së banesave, të cilat do i hapin rrugë projektit të Un

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe dhe e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla M

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas përplasjeve në Astir ditën e sotme, duke krahasuar situatën e krijuar m

Në një intervistë për “Top Channel”, kryeministri Edi Rama ka komentuar faktin që Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka hapur një degë e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë Rama për dhunën shtetërore ndaj banorëve të Unazës së

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon qeverinë se ka ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj banorëve të Astirit dhe se është në krah të oliga

Mbi situatën e mëngjesit të sotëm, ku një grup banorësh të zonës së Astirit u konfliktuan me punonjësit e IKMT-së dhe të policisë, çka so

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar në spitalin e Traumës 7 banorët që ngelën të plagosur pas përplasjes me policinë tek Astiri, ku IK