Qindra mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mbledhur pranë selisë së kësaj partie nga ku u nisën bashkë me drejtuesit drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë të opozitës.

Por në nisje të marshimit drejt Kryeminsitrisë situata ishte e ndezur në selinë e LSI ku janë mbledhur protestuesit. Bashkë me ta qëndrojnë dhe ish-deputetë e përfaqësues të tjerë të kësaj force.

Ish-deputetja Nora Malaj shihet në një video të News 24 teksa shoqëron të rinjtë që ia marrin një kënge popullore të njohur por me personazh këtë herë kryeministrin Edi Rama.

Nora Malaj me mikrofon në dorë këndon “Ra Rama prej fiku” bashkë me protestuesit e tjerë.