Kryeministri Edi Rama ripërsëriti në Çorovodë ku prezantoi kandidatin për kryebashkiak se zgjedhjet do të ishin antidemokratike nëse opozita do të pengohej që të futej në to.

Rama tha se zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment për të vendosur një vijë të kuqe mes të shkuarës dhe së ardhmes.

"Ne nuk i kemi krijuar asnjë pengesë, që ata të hyjnë në zgjedhje, përkundrazi dhe nëse do të ishte kështu, atëherë zgjedhjet do të ishin antidemokratike. Por në kushtet kur ata kanë pranuar të kapitullojnë pa luftë dhe kanë vendosur që betejën demokratike ta spostojnë nëpër rrugë, duke u kthyer tamam si ato rrugët e lëna rrugëve të Saliut, atëherë zgjedhjet nuk janë aspak jo demokratike, përkundrazi në 30 Qershor, zgjedhjet janë një moment për të vënë vijën e kuqe midis të shkuarës që ata mishërojnë dhe të ardhmes që në duam për fëmijët tanë".