Rama, 7 orë takim me femrat deputete

09/09/2012 - 00:00

 

Paraditen e së shtunës kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama kishte përzgjedhur qytetin bregdetar për të zhvilluar një takim maratonë me gratë deputete të partisë së tij në një lokal buzë shëtitores Taulantia. Vizita jozyrtare e Ramës dhe takimi i tij me deputetet femra përkoi me ditën kur ishte caktuar të mbaheshin zgjedhjet e forumit të gruas socialiste në qytetin bregdetar.

Ndërsa po afron dita e mbajtjes së kongresit të gruas socialiste, i parashikuar të zhvillohet në 20 tetor, kryetari Rama u takua me femrat vendimmarrëse për të diskutuar dhe shkëmbyer ide mbi mënyrën e organizimit të këtij kongresi, që pritet të hapë siparin e fushatës elektorale të vitit të ardhshëm.

Nga burime brenda takimit “Dyrrah” mësoi se për mëse 7 orë Rama dhe deputetet diskutuan mbi performancën e punës së grave në vendimmarrje, si dhe rrahën mendime mbi mënyrën e organizimit të kongresit të gruas socialiste. Këtij kongresi po i paraprijnë konferencat e rretheve të cilat po zgjedhin strukturat drejtuese të tyre.

Nga ana tjetër, në kongresin e 20 tetorit pritet të prezantohet platforma dhe programi elektoral i partisë më të madhe të së majtës shqiptare. Për këtë arsye, kryetari Rama duket se i ka kushtuar një rëndësi të veçantë shkëmbimit të pikpamjeve me deputetet femra, një pjesë e të cilave kanë një eksperiencë të gjatë në këtë fushë.

Nga burime brenda takimit “Dyrrah” mësoi se për mëse 7 orë Rama dhe deputetet diskutuan mbi performancën e punës së grave në vendimmarrje, si dhe rrahën mendime mbi mënyrën e organizimit të kongresit të gruas socialiste

Gjatë takimit mësohet se Rama ka shprehur një opinion pozitiv lidhur me performancën e deritanishme të grave në vendimmarrje, por nga ana tjetër ai u ka lënë femrave të partisë së tij shumë detyra si dhe ka kërkuar intensifikimin e punës së tyre, ndërkohë që viti elektoral po afron. Rama ka kërkuar prej tyre shtimin e kontakteve me njerëzit, forcimin e lidhjeve mes strukturave të partisë me elektoratin, bashkëbisedim me kategori të ndryshme shoqërore dhe parashtrim të pikave kryesore mbi të cilat do të mbështetet programi elektoral.

Që kur mbante pozicionin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, u ka besuar dhe u ka dhënë poste drejtuese femrave. Kujtojmë këtu nënkryetaren e bashkisë Mimi Kodheli, e cila pas performancës në këtë post u përfshi në listat e deputetëve të Partisë Socialiste. Në të njëjtën kohë, edhe në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare, u promovuan shumë femra që vinin nga shoqëria civile apo bota akademike.

Aktualisht Partia Socialiste është forca politike me numrin më të lartë të femrave të përfaqësuara në vendimmarrje. Pas takimit me deputetet femra, Rama zhvilloi një takim jo formal edhe me kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili e priti për rreth 4 orë kreun e selisë rozë, derisa ai mbaroi takimin me deputetet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta u përgjigj me batutë, kur në emisionin "Opinion" u pyet se kur do të dekretonte një datë të re zgjedhjesh për Shkodr

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, pasi pr

Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhafe

Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.

Partia Demokratike ka njoftuar përmes një deklarate se Gjykata ka shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për prot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi të komentojë vendimin e Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja

Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila një ditë më parë u dekre

Nga qyteti i Sarandës kryedemokrati Lulzim Basha, iu premtoi bizneseve se nëse PD fiton, nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi Arta Vorpsi u betua te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kush