Rama afat deri më 5 qershor bizneseve: Aplikoni për pagën e luftës së punëtorëve ose ju pret gjoba

28/05/2020 - 13:58

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe njëherë bizneset që të aplikojnë për pagën e luftës për punonjësit, pasi në të kundërt do të gjobiten.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bën me dije se afatin ua ka lënë deri më datë 5 qershor ndërsa garanton punonjësit do të marrin pagën.

POSTIMI I PLOTË

PARALAJMËRIM PËR DISA PUNËDHËNËS DHE NJOFTIM PËR DISA MIJËRA PUNONJËS

Punëdhënësve:

Administrata Tatimore ka kryer të gjitha verifikimet për mijëra punonjës - më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me Paketën e Zgjeruar - të cilëve u takon mbështetja e Qeverisë Shqiptare prej 40.000 lekësh!

Ata ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi.

Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!

Punonjësve në fjalë:

Keqardhje për këtë vonesë të krijuar nga punëdhënësit tuaj, e cila është toleruar deri këtu duke u shkruar e rishkruar atyre që ta përmbushin detyrimin, pa vepruar me gjobat përkatëse! Por kjo situatë do të marrë fund brenda datës 5 qershor dhe në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qënë të punësuar, nuk do të aplikojë brenda deri në 5 Qershor për ju, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike dhe punëdhënësi përkatës do të ndëshkohet!

Të gjithë juve që më keni shkruar për këtë hall me punëdhënësin tuaj apo jeni drejtuar me ankesat tuaja të drejta në administratën tatimore, ju lutem edhe pak ditë durim dhe besim të plotë që nuk do të jeni vetëm në këtë situatë absurde, ku ligji dhe Qeveria Juaj ju jep shpërblimin dhe maliqi për të cilin punoni ju'a mohon

UNË THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM dhe ASKUSH, ASNJË, NUK DO TË MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON, ME LIGJ E ME ZAKON

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, shprehet se shifrat po tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e COVID-1

7 deputetë të PS-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, kanë depozituar në Kuvend kërkesën për shqyrtim të ndryshime

Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare

Ambasada e SHBA në Shqipëri ditën e djeshme ka organizuar një ceremoni për Festën e Pavarësisë së SHBA-së, ku kanë marrë pjesë edhe zyrta

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama sot feston ditën e lindjes.

Në ditën e pavarësisë së SHBA, ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë, ku thekson bashkëpunimin dhe lidhje

I ftuar në 'Zonë e Lirë', kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur edhe mbi procesin e hapjes në Partinë Demokratike.  

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti mbështetje për turizmin.

Opozita parlamentare është e gatshme te negociojë 2 nga kërkesat e saj me kushtin që Partia Socialiste të votojë hapjen e listave dhe dep