Kryeministri Edi Rama tha të enjten, në një takim me rreth 300 të rinj të punësuar në biznese private, se aktualisht në të gjithë vendin kërkohen rreth 36 mijë punonjës.

“Janë 36 000 vende të lira pune sot në Republikën e Shqipërisë. Nuk janë vende të lira pune uniforme dhe për nivelin më të ulët të pagave, jo! Janë të të gjitha kategorive, për të cilët sipërmarrjet i janë drejtuar Shërbimit Kombëtar të Punësimit për ndihmë. Nisin që nga niveli më i lartë për pagat më të larta, deri tek pagat më të ulëta, për ata që s’kanë as diplomë, as shkollë, por janë të gatshëm të punojnë.”

Kryeministri tha se një ditë më parë kishte pritur në kryeministri një sipërmarrës që kishte hapur 800 vende pune me metal, me 450 mijë lekë të vjetër, por deri më tani ka arritur të sigurojë vetëm 170 punëtorë.