Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar me një apel kontrollorëve në aeroportin e Riansit, të cilët ditën e sotme u futën në grevë.

Rama një postim në rrjetet sociale, shkruan se punëtorët duhet të braktisin organizatorët e grevës, ndërsa shton se kush nuk kthehet në punë nuk do të gjejë më vend në Albcontrol.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”-shkruan Rama.