Në ditën e dytë të mbledhjes së kabinetit qeveritar në qytetin e Lezhës, kryeministri Edi Rama, iu ka kujtuar të gjithë shqiptarëve edhe njëherë reformën që pritet të marrë jetë në 1 shkurt, duke iu bërë thirrje për legalizimin e lidhjeve të ujit dhe vendosjen e matësave.

Rama deklaroi do të ketë ndëshkime për këdo që i zbulohet lidhje e palegalizuar.

"Dje kemi pasur një bashkëbisedim të gjatë me përfaqësues nga të gjithë sektorët qofshin publikë, kryetarët e bashkive apo drejtorë të institucioneve qendrore qofshin përfaqësues të sipërmarrjes dhe këtu në Lezhë për hir të së vërtetës ka aktorë të rëndësishëm të sipërmarrjes private. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që në këtë qark ka probleme serioze pë furnizimin me ujë të pijshëm. Ka probleme të trashëguara por ende për t’u trajtuar lidhur me administrimin e ujërave në përgjithësi. Ndërkohë që dje me vendimin e qeverisë që kemi marrë, kemi përcaktuar edhe ndihmën financiare për tëe gjitha familjet në nevojë për vendosjen e matësve falas dhe subvencionimin e faturës së ujit. Ky është muaji i fundit që konsumatorët të legalizojnë lidhjen e tyre e të vendosin matësa pa asnjë penalizim. Pas muajti shkurt do ketë penalizime."