Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se gjendja në vendin tonë për shkon drejt kolapsit për shkak të situatës me koronavirusin.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si armik të popullit. Sipas Bashës, është shpërdorim i pastër me pushtetin që t’i lësh qytetarët të braktisur.

“Shqipëria rrezikon shumë. Shumë më shumë se ajo që thatë ju. Rrezikon një kolaps të paprecedentë si ajo e pandemisë. 6 muaj të shqiptarëve u hodhën kot. Ekonomia jonë është 2-fish më e thellë për shqiptarët. Paratë e shqiptarëve nuk shkuan tek qytetarët, apo tek spitalet. S’ka alibi, nëse gjendja po shkon drejt kolapsit, është se kryeministri po sillet si armik i popullit shqiptar. Është shpërdorim i pastër me pushtetin që t’i lësh qytetarët. Disa pavione në spitalin e Matit janë mbyllur, dhe situata pritet që të degradohet në disa të tjerë. Nuk ka leke për pensionistët, për t’u dhënë nga 20 mijë në muaj. Çojini një sinjal se ekzistoni në këtë vend (SPAK). gjatë ditëve të fundit, ka pasur mbyllje të bizneseve. Ne jemi vetëm në fillimin e asaj që duket valë e dytë goditëse për ekonominë, jo vetëm për pandeminë. Ia dalim që të paguajmë ccdo pensionisti një ccek prej 20 mijë lekë të vjetra në muaj për shpenzime shtesë, apo 160 për punonjësit. Ia dalim që të mbështesim shëndetësinë në 4 komponentë. Kjo armiqësi e hapur me shqiptarët duhet të marrë fund. Koha për t’i dhënë fund kësaj në 25 prill, po afron. Kjo deri atje është e pamëshirë. Duhet të vihen para përgjegjësisë dhe hekurave këdo që vjedh paratë e shqiptarëve në këto ditë të vështira. Nëna e baballarë vdesin trotuareve, ndërkohë që të tjerë çojnë paratë e vjedhura në parajsa fiskale.”, tha ai.