Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke e ftuar sërish në tryezë.

Rama u shpreh se Basha nuk duhet t'i bëjë propozimet si ato të reformës elektorale me ultimatume.

"Do të ishte mirë në radhë të parë që Lulzim Basha dhe forcat politike mos t'i bëjnë propozimet si propozimet e reformës elektorale që thonë hap krahun. Por të vijnë në tavolinë dhe të diskutojmë si njerëz, sepse këtu po bëjmë një garë jo me njëri tjetrin, por me kohën. Një garë me emocionet e rënda që përjetojnë njerëzit. Një garë me të ardhmen, që të ringrihemi më të fortë seç ishim më përpara dhe kjo nuk bëhet ne televizor. Çdo të thotë 500 inxhiniere dhe jo 600, Nuk ka pasur kurrë në Shqipëri më shumë inxhinierë më shumë seç ka sot që merren me këtë punë. Mora një tjetër mesazh nga Kancelaria, ka dërguar grupe të tjera, ka angazhuar shtetet brenda Republikës Federale për të çuar grupet me të mira në botë, ato gjermane. Ishin gjermanë ata që e hodhën poshtë me 5 fjalë gjithë digën e marrëzisë me pallatin që do rrëzohej, janë grupet teknike më të mirat në botë. Kemi dy vula atë shqiptare dhe të gjithë vendeve të tjera me radhë",- tha kryeministri.