Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në fejesën e një vajze nga Mamurrasi Eldës dhe djalit nga Stambolli Burakut. Dy të rinjtë u njohën gjatë kohës që Buraku ishte duke punuar në kantierin ku do të ndërtohen 500 banesa në Laç, si dhuratë nga Turqia.

Gjatë një vizite të Ramës në kantier, ai i premtoi shtetasit turk se do të ishte i pranishëm në ceremoninë e fejesës.

“Mamurras, Kurbin – Në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stambolli”,- shkruan Rama ne rrjete sociale.

Teksa i dhuroi vajzës së re që po fejohej, me profesion arkitekte, një buqetë me lule, Rama pasi u fut në shtëpinë e saj përshëndeti miqësinë e re turko-shqiptare.

Mes batutave dhe të qeshurave, kryeministri nuk kurseu që t’i jepte çiftit të ri dhe një këshillë, që mos të harronin prindërit e tyre.

PJESE NGA BISEDA:
Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja.
Rama: Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.

Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni
Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.
Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?
Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi
Rama-nuses: Po juve?
Nusja: Arkitekturë në Stamboll
Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.

Dhëndri: Shumë faleminderit!