Rama bën gati lëvizjet në qeveri, kush nga 2 ministret pritet të vijë në Durrës si drejtuese

04/07/2020 - 16:46

Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

Burime të “Shqip”, pranë mazhorancës bënë të ditur se në afrimin e atmosferës elektorale, PS-ja pritet të bëjë disa lëvizje si në organizimin e brendshëm partiak, ashtu edhe në atë të qeverisë.

Ka disa variante që konturohen si mundësitë e një lëvizjeje që të sjellë më shumë vibracion te militanca dhe elektorati, i mësuar me një klimë të ndenjur disa vjeçare.

Këto burime, bënë të ditur se dy lëvizjet kryesore që do të prekin qeverinë e Edi Ramës janë rikthimi në Kosovë i ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe shefit të diplomacisë në detyrë, Genti Cakaj.

Ata pritet të shërbejnë si një “ardhje e re” në PDK-në e Kadri Veselit, pas trazimit që ka pasur kjo forcë politike si pasojë e akuzës nga Prokuroria Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Nga ana tjetër, mësohet se Cakaj e Shahini nuk do të jenë lëvizjet e vetme në kabinet, por ka gjasa që dy sektorë që mund të preken është edhe Drejtësia dhe Financat.

Etilda Gjonaj, ministrja aktuale e Drejtësisë, si dhe Anila Denaj, ministrja e Financave, pritet të dërgohen si drejtuese politike në dy qarqe të rëndësishme të vendit, ku ka pasur më shumë polemika dhe probleme.

Durrësi dhe Shkodra, mësohen se janë qarqet ku ka një polemikë më të madhe në strukturat e PS-së, ku mund të dërgohen dy ministret aktuale.

Ndërkaq, në lidhje me zëvendësimin e Gjonajt e Denajt, por edhe Cakajt e Shahinit, ka disa versione që qarkullojnë.

Në një skenar flitet emërimi i teknokratëve, që mund të mos komplikojnë politikisht dikasteret ku natyrisht fshihen interesa të mëdha politike, por një tjetër skenar është edhe sjellja në detyra ministrore para zgjedhjeve të socialistëve të vjetër, përfaqësues të grupit të para 2000-s, apo edhe para “Rilindjes”.

Një model të tillë Edi Rama e implementoi në Partinë Socialiste, ku dërgoi një socialist të vjetër si Petro Koçi, në një zonë të rëndësishme për të majtën siç është zona e Kombinatit në Tiranë.

Me largimin e Saimir Tahirit, PS e Kombinatit vetëm u komisarua dhe asnjëherë nuk pati një drejtim të ri, pikërisht për të mos prishur ekuilibret e krijuara dhe popullaritetin ende të konsiderueshëm të ish-ministrit të Brendshëm.

Megjithatë, dilemat janë shumë si për kohën e zbatimit, që siç mësohet Rama do të sjellë “supriza” ashtu edhe për emrat e ministrave të rinj, që megjithatë kanë hapur një vibrim iluzional tek grupet e interesit në PS dhe një garë lobimi për të qenë në listën e Kryeministrit. /Shqip

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo, i cili nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan në Facebook se në Shqipëri klima për bizneset është mbytëse çka i ka detyruar të investojnë

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti demokrat në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denononcuar zv.komandantin e Forcave Detare,

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 8 gushtin e vitit 1944 kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në ma

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës, në lidhje me deklaratën e këtij të

Eksperti i ekonomisë në PD, shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastrio

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rin

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” pamjet filmike të 29 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nis

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të plazheve të boshatisur edhe pse është muaj pushimesh.