Rama bën njoftimin e rëndësishëm për hapjen e xhamive: Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes…

23/05/2020 - 14:03

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se do të nisë hapja e kulteve fetare nga java e ardhshme.

Për të gjithë besimtarët myslimanë të cilët festojnë nesër Fitër Bajramin, Rama tha se ata do të mund të shkojnë në xhami, por duke pasur parasysh rregullat që janë vendosur në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19.

“Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit.

Duke ju uruar megjithë zemër bajramin besimtarëve muslimanë, uroj edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtërorë të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre) të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë”.

Por kreu i qeverisë ka zgjedhur që t’u përgjigjet me ironi të gjithë kritikëve, ndërsa thotë se po tentojnë të nxisin komunitetin mysliman t’iu bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram.

“Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram.

Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre”. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave duke e cilësuar një kambanë e for

Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në se

Përmes një konference për shtyp, Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahemtaj foli

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve të cilën kërkonin me ngulm hapjen e kufinjve.

Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë blu ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dh

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot me rastin e 86-vjetorit të lindjes komentatorin e njohur, profesor Ismet Bellova.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu, tha se Banka Botërore ka parashikuar situatë të rë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për fest

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka shpenzuar 100 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për udhëtim me charter pë