Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se do të ketë ndëshkime të rënda për ato biznese që nuk japin kupon, nuk regjistrojnë apo nuk faturojnë.

Rama shkruan në Facebook se bizneset do të bllokohen ligjërisht, ndërsa thekson “boll me konkurencën e paligjshme dhe me hilerat në kurriz të konsumatorit!”

POSTIMI I PLOTË

STOP INFORMALITETIT

Prej thuajse një viti jemi përpjekur me qasjen sensibilizuese, informuese, këshilluese të biznesit në raport me detyrimet tatimore, duke minimizuar qasjen ndëshkimore. Tani boll me konkurencën e paligjshme dhe me hilerat në kurriz të konsumatorit!

KOHA QE KUSH NUK JEP KUPON, NUK REGJISTRON DHE NUK FATURON TE BLLOKOHET LIGJERISHT