Në seancën e Kuvendit, gjatë mocionit me debat në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se në vend që ky Kuvend të votonte një rezolutë për integrimin, merret me vendimin e Presidentit që e cilësoi aktin më transgresiv që i është bërë ndodh njëherë Shqipërisë.

“Ky Kuvend sot duhet të kalonte një rezolutë konsensuale për çeljen ose jo të negociatave për BE, ky Kuvend sot duhet të ishte Kuvendi i bashkimit dhe unitetit për të tërhequr vëmendjen e gjithë shteteve anëtare të BE. Ky Kuvend duhet t’ju drejtohej gjithë atyre shteteve për të kërkuar njohjen e meritës së Shqipërisë dhe miratimin e rekomandimit pa kushte, nga Kie, por ky Kuvend është i detyruar të merret me një akt brutal, transgresiv”,- tha ai.

Ndër të tjera, kryeministri u mor sërish me Presidentin, duke pyetur se nuk e kuptonte se çfarë do më shumë ai nga Shqipëria.

“Pyes veten çfarë kërkon më shumë Ilir Meta? Kujt i ka bërë më shumë ndere Shqipëria, pasi atë pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër edhe kryeministër edhe Kryetar Kuvendi edhe kryeministër. Kujt i janë falur përçarjet, hiletë, skandalet? I është dhënë mundësia që të rilindë i burrëruar, i kthjelluar…”,- tha Rama.