Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike për rolin që ky i fundit ka luajtur në procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian.

Rama ka postuar në Facebook, një deklaratë të homologut të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili sipas tij edhe kur ishte në opozitë, nuk ka krijuar asnjë pengesë për rrugën europiane të vendit të  tij drejt unionit të BE-së.

“Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë parë 100 vitesh, por para 21 muajsh dhe kur ishim në opozitë asnjëherë nuk lejuam që të japim përshtypjen para institucioneve  europiane se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në”-tha Zaev.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë thotë se Basha ka luajtuar një rol krejt tjetër duke mbajtur një qëndrim kundër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Nuk  ka, dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane! Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët, ne opozitarët. Këtë sot e ka thënë me një gjuhë të qartë edhe Brukseli”– ka thënë Basha.