Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish ditën e sotme qeverinë për gjendjen pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Rama theksoi në mbledhje se deri të hënën duhet të bëhen gati dosjet e pallateve që do të shemben.

Fokusin ai e vuri edhe tek intertet ku theksoi se pa humbur kohë duhet të fillohet me transformimin e fushës në Porto Romano dhe se brenda dhjetorit të hiqen të gjitha inertet. Kreu i qeverisë u shpreh se hetimet për ndërtuesit vijojnë dhe se 60 kompani në Durrës duhet të marrin përsipër riparimet në banesat që kanë ndërtuar.

Rama tha se kush do që të rindërtojë vetë banesën e tij të prekur nga tërmeti në fshat, do të marrë nga qeveria një fond prej 20 milionë lekësh të rinj. Ai theksoi se gjithçka do të kontrollohet nga qeveria, për të pasur ndërtesa me standarde.

Kryeministri teksa foli për rindërimet u shpreh se te lagjia te "5 Maji" në Tiranë mund të ketë një KÇK të vogël dhe dha urdhër që të pastrohet.