Pak ditë pasi qeveria dërgoi në parlament projektligjin që mbyll nga 1 janari i 2019-ës të gjitha bastet sportive, Kryeministri ka bërë një tjetër paralajmërim.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se do të mbyllen edhe bastet online.

"Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s'e paska Taulanti Mos u lodhni kot, bastet s'i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X", shkruan Rama.

Mbyllja e basteve sportive është edhe risia në ligjin për lojërat e fatit, ndërsa kazinotë elektronike, ashtu siç parashikon ligji aktual, do të zhvendosen në hotelet me 5 yje.