Kryeministri ka bërë sot postimin e tretë në Twitter, këtë radhë kundër gazetarit të Bild, Peter Tide.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!",- shkruan kryeministri Rama.