Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rama: Do të heqim taksën për ata që marrin 400 mijë lekë rrogë

26/02/2021 - 10:52

Kryeministri Edi Rama, duke folur me disa qytetarë në Berat foli edhe rreth mundësisë për të rritur pensionet. Rama u shpreh se kjo është një çështje e ndërlikuar që varet nga paratë që gjenerohen nga skema e sigurimeve. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se po mendohet që të hiqet taksimi për qytet

arët që marrin 400 mijë lekë të vjetra rrogë. Ajo që nuk dihet ende, sipas tij, është se kur do të hiqet taksa për këtë grup, në janar të vitit tjetër, apo në janar të 2023.

Rama i cilësoi si poezi programet dhe premtimet e PD, ndërsa shtoi se “ne jemi në qeveri dhe duhet të themi çfarë do bëjmë.”

 “Pyetja më e vështirë që mund t’i bëhet kryeministrit të çdo vendi është kjo. Sidomos për dikë që nuk do të gënjejë. Të ulesh sigurimet e të rritësh pensionet është si të thuash do ul prodhimin e qumështit e do rris atë të djathit. Ne kemi bërë një reformë të pensioneve.

Nga reforma ka ndodhur diçka. Një mësuese që del sot në pension e ka më të lartë se një mësuese që ka dalë në pension para reformës. Tavani i pensioneve është hequr. Pensioni sot është rezultat i kontributeve.

Rritja e pensioneve është jashtëzakonisht e lidhur me kapacitetin për t’i paguar pensionet. Rritja patjetër që në rastin tonë është e lidhur me balancimin e skemës, por si mund ta krijojmë marzhin për ta rritur.  Çdo qytetar që merr 400 mijë lekë rrogë të mos paguajë taksë.

Nuk është pak. Shkon në 67 për qind, e të gjithë pagave. Pra, pa taksë. Nuk e dimë nëse do ta bëjmë në 1 janar të 2022 apo më 1 janar 2023. Ne nuk dalim dot të bëjmë poezi, çfarë themi do ta bëjmë.

  Do të nisemi gjithnjë nga mundësitë. T’i rrisim mundësitë e të shpërndajmë më shumë. Kini parasysh që vendet e tjera i kanë ulur pensionet. Serbia për shembull. Ne as që bëhet fjalë për të ndërhyrë në këtë reformë.”- tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së demokratit Enkelejd Alibeaj se Partia Soci

Partia Demokratike deklaroi sot se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në një takim elektoral me të rinj në Laprakë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama tha se sfida e tij më e madhe ë

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e angazhuar në teknologji, ku premtoi bashkëpunim më të mirë të qeverisë

Zv.kryeministri dhe kandidati për deputet në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka sulmuar Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kr

Kryetari i Partisë Demokratikre, Lulzim Basha ka përsëritur ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në jug të Shqipërisë, ku ka vizituar edhe fshatin turistik të Borshit.

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, William Romans, dhe Adela Danaj.

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.

Projekti i kryeministrit Rama për shndërrimin e portit të Durrësit dhe zonës përreth në marinë konsiderohet nga kandidati demokrat Igli C