Rama e nis ditën me një artikull për Beratin, e 'masakrojnë' me komente dhe i kujtojnë Durrësin

Postuar: 11/08/2017 - 09:19

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e një shkrimi të një prej mediave më të medha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë.

“MIRËMËNGJES 
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të një prej mediave më të mëdha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë duke veçuar se: “Mangalem, lagjia e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij.” ”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

Por me sa duket ndjekësve të tij në rrjetin social kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje aspak, pasi ata kanë probleme të tjera.

Teksa i shkruajnë kryeministrit, i kërkojnë që t’u sigurojë ujë të pijshëm, si dhe të merren masa serioze kundër zjarreve që kanë pushtuar vendin.

“Vëre denim me vdekje kush djeg oksigjenin e Shqiptareve. Natyrën Nënë. pa natyrën nuk ka jet”, shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër nuk nguron t’i kujtojë edhe ‘Durrësin e Gjushit’.

Shikoni për më shumë komentet e qytetarëve në fotot e mëposhme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Deputeti Tritan Shehu denoncoi sot strategjinë e re të shëndetësisë si një projekt që do të largojë shërbimet nga qytetarët.

   Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me nga 1 milion lekë gjobë, për mosdeklarim të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve

Deputeti durrsak përmes një postimi në Facebook ka komentuar çështjen e shumë diskutuar ditët e fundit, atë të zgjedhjes së Prokurorit të

Në mesin e tetorit të këtij viti u bë publike dosja e bandës së trafikut të drogës së Habilajve, ku në njërin nga përgjimet përmendej edh

Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në të njëjtën ditë që përkon edhe me kohën kur gj

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "ndalim i daljes jashtë shtetit" për ish-ministrin Saimir Tahiri, avokati Maks Ha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, lidhur me çështjen e zgjedhjes së

Gjatë një konference të organizuar nga Avokati i Popullit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka komentua

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka ngritur sërish zërin për kushtet e punës dhe statusin e gazetarit në Shqipëri.