Në situatën ku ndodhemi, ku si pasojë e përhapjes së koronavirusit shqiptarët po qëndrojnë të izoluar, kryeministri Edi Rama bën një parashikim optimist.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka cituar sot Mbretëreshën Elisabeth II të Mbvretërisë së bashkuar, e cila pak ditë më parë iu drejtua popullit të saj me këto fjalë, duke shënuar kështu fjalimin e katërt në histori.

“Ditët më të mira do të kthehen. Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, do të jemi përsëri me familjet tona, do të takohemi përsëri”.

Pikërisht me këto fjalë ka zgjedhur t’i drejtohet sot edhe kryeministri Rama popullit shqiptar.