Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në takimin elektoral në Patos të Fierit, ku prezantoi kandidaten për këtë bashki.

Por ajo që nuk u vu re në media është deklarata e tij e parë, se tashmë rruga drejt 30 qershorit është vështirësuar.

“Unë e di që juve këtu nuk ju ka sjellë vetëm fakti se në 30 qershor ne kemi zgjedhje vendore, por edhe fakti se rruga drejt 30 qershorit është komplikuar, për shkak të anormalitetit që kanë krijuar kundërshtarët tanë politik. Për shkak të anormalitetit që vijon prej kohësh tani më dhe që buron qoftë nga frika e tyre për t'u përballur me PS-në në zgjedhje, pasi e dinë se nuk fitojnë dot, qoftë edhe nga paniku i tyre për faktin se negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian janë shumë afër”, – tha Rama.

Më tej ai i quajti kundërshtarët si të pabesë, që kanë punuar kundër negociatave.