Kryeministri i vendit Edi Rama feston sot 56-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme për të dhe familjen e tij, ai ka zgjedhur që në rrjetet sociale të publikojë një foto në krah të nënës së tij, Anetës.

“Me gruan që më dha jetën”, është diçitura që ka zgjedhur të shoqërojë këtë postim.

Rastet kur Rama publikon foto me familjarët janë të rralla, por në ditën e tij të lindjes ka zgjedhur që t’i kushtojë këtë dedikim të ëmës.