Rama flet për median greke: Marrëveshja Greqi-Shqipëri do mbyllet me pakt të ri

Postuar: 11/07/2018 - 13:15

Gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve greke ‘ANA’, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se: “Shqipëria dhe Greqia do mbyllin marrëveshjen me një pakt të ri bashkëpunimi strategjik”.

Rama tha se Greqia dhe Shqipëria po kalojnë në një proces të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për të zgjidhur çështjet e hapura mes tyre.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne i përdorim këtë probleme jo vetëm për t’i zgjidhur ato, por gjithashtu për ta transformuar zgjidhjen në një nivel të ri partneriteti dhe bashkëpunimi”, tha Rama.

Më tej ai kujtoi marrëdhëniet mes dy vendeve për më shumë se 70 vite, të cilat janë karakterizuar në më shumë lidhje natyrale mes dy popujve.

Në intervistën e tij, Rama po ashtu përshëndeti marrëveshjen e Greqisë me Maqedoninë për zgjidhjen e problemit të emrit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur akuzave të ish-eurodeputetes Doris Pack, e cila prej disa ditësh ka rreshtuar një

   Në videon e mëposhtme do të shihni se si shefi i policisë në Babrru dhunon një minoren dhe më pas qëllon dhe tërheq nga bluza një qyte

   Cili do të jetë aksioni opozitar nëse kryeministri Rama do të vijojë të mbajë pushtetin është pyetja që lind pas paralajmërimeve të fo

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ka qenë i ftuar kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa përballë tij kanë qenë gazetarë e analis

Opozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-​ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me q

Mes mjekëve të arrestuar në Shkoder është edhe kardiologu Luan Dragusha.

Në pritje të fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400  kV Elbasan-Manastir, Shqipëria dhe Maqedonia ndërmarri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në ndryshimin e gjendjes në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në Konferencën Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PP

Ka ndërruar jetë pasditen e djeshme ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-prefekti i Elbasanit, Durim Hushi, në moshën 65-vjeçare.