Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rama flet për vaksinat ruse e kineze: Nuk është gjeopolitike, por s’ka doza

07/03/2021 - 11:57

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët e Lezhës deklaroi se mosmarrja e vaksinës ruse apo kineze nuk është çështje gjeopolitike, por çështja është se nuk ka vaksina.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se vaksinat nuk kanë dalë në treg dhe ne do të shkojmë që t'i blejmë, por nuk ka prodhim vaksinash. Më tej, ai tha se është i kënaqur, pasi ka vende që nuk kanë bërë asnjë gjilpërë.

“Deri dje kënga ime thoshte ‘Çdo gjë bën vaki jetojmë në Tironë’, tani duhet të them ‘Çdo gjë bën vaki jetojmë në Evropë’. Gjermania që është lokomotiva e Evropës, ka filluar të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë për vaksinat ruse dhe kineze. Duket e pabesueshme por është e vërtetë, duket që kontinenti më i fuqishëm i planetit gjendet në këtë situatë. Siç dukej kur momenti i pandemisë i kapi gafil të gjithë dhe i gjunjëzoi, pavarësisht sa të pasura janë. Bota e zhvilluar ka thyer çdo rekord në shpikjen e vaksinës për COVID. Kjo i dedikohet zhvillimit të shkencës, por këtu jemi në kushtet kur pak kompani, sot janë 4 kompani dhe është gjithë bota që do vaksinën, po të shtojmë dhe kinezen dhe ruse u bën 6. Nuk jam aspak i bindur se mund të bëhet, por çdo gjë mund të bëhet në këtë Europë.

Një gjë dua të shtoj ka shumë njerëz që mendojnë se mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse është çështje gjeopolitike, nuk është kështu, vaksinat nuk kanë dalë në treg që shko atje dhe i ble. Vaksina nuk ka! Të gjitha janë me sasi shumë të vogla në raport me kërkesën. Kur Amerika nuk ka vaksina sot për të mundur të thotë që të japë qoftë edhe një dozë jashtë Amerikës, nuk i ka vaksinat stok prodhon vaksinon. Nuk është vaksina kineze e dalë në treg dhe të shkojmë që ta blejmë. Nuk ka, lufta që bëhen, për të marrë ato që janë. Është një luftë e madhe. Jam i kënaqur sepse ka vende që nuk kanë bërë asnjë gjilpër, nuk mjafton por ama po ecim. 140 shtete të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinë"- tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së demokratit Enkelejd Alibeaj se Partia Soci

Partia Demokratike deklaroi sot se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në një takim elektoral me të rinj në Laprakë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama tha se sfida e tij më e madhe ë

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e angazhuar në teknologji, ku premtoi bashkëpunim më të mirë të qeverisë

Zv.kryeministri dhe kandidati për deputet në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka sulmuar Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kr

Kryetari i Partisë Demokratikre, Lulzim Basha ka përsëritur ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në jug të Shqipërisë, ku ka vizituar edhe fshatin turistik të Borshit.

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, William Romans, dhe Adela Danaj.

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.

Projekti i kryeministrit Rama për shndërrimin e portit të Durrësit dhe zonës përreth në marinë konsiderohet nga kandidati demokrat Igli C