Rama ftoi Bashën për të përzgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm, PD publikon qëndrimin zyrtar

Postuar: 07/12/2017 - 11:42

Një ditë pasi Kryeministri Edi Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit kreut të PD-së Lulzim Basha për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Partia Demokratike i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku radhit arsyet se pse procedura e nisur nga Kuvendi është antikushtetuese.

Sipas PD-së, mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë por KLP nuk është ngritur ende.

Fakti i parë– Kushtetuta e thotë qartë: Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo kompetencë e KLP parashikohet në pikën 2 të nenit 148/c të Kushtetutës, ku thuhet se “Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

PD vlerëson se deri në ngritjen e KLP-së dhe plotësimit të boshllëkut kushtetues dhe ligjor është e pamundur që Kuvendi të marrë kompetencën e një institucioni të pavarur të drejtësisë.

PD shprehet se ajo nuk ka qëndrim përfundimtar për çështjen e kohëzgjatjes së mandatit nga 5 në 7 vjet të Prokurorit të Përgjithshëm. Përgjigjen për këtë dilemë nuk mund ta japë politika, por e jep vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë si institucioni i vetëm që deklaron mbarimin e mandatit.

PD vëren se një situatë të ngjashme për Inspektorin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, kjo mazhorancë e zgjidhi duke ia zgjatur mandatin nga 5 vjet që e kishte me ligjin e vjetër, në 7 vjet me ligjin e ri. PD i sjell në vëmendje mazhorancës se nuk mund të bëjë interpretime të ndryshme të një situate të njëjtë në varësi të qëllimit të saj për të kontrolluar politikisht zyrtarin përkatës.

Fakti i dytë- Neni 109 i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshsëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet mandati para kohe. Aktualisht nuk ekziston një rrethanë e tillë. Edhe nëse do të ishim në rrethanat e ndërprejes së mandatit, neni 109 për Prokurorin e Përkohshëm, përcakton se duhet të përmbushen dy kushte:
1- Kandidatët për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm duhet të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut.
2- Kryeprokurori i Përkohshëm zgjidhet me votat e 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

Në përfundim, PD shprehet se:
· Të merret vlerësimi/opinioni i Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e boshllëkut/ngërçit kushtetues apo ligjor.

· Deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm.

· Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet i përfunduar vetëm nga KLP dhe neni 109 është i pazbatueshëm. Për këtë shkak PD kërkon nga mazhoranca ndërprerjen menjëherë të procedurës që ka nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

PD thotë se "çdo veprim i kundërt nga mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidenti i Republikës lir Meta vizitoi sot Hungarinë ku u mirëprit nga Presidenti i Republikës së Hungarisë, János Áder, në Sheshin

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar pas pretendimeve se Shqipëria do pranojë rreth 600 mijë refugjatë nga vendet e

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, për situatën me refugjatët

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein bën të ditur se edhe Gjermania është e bindur që

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës këtë të mërkurë.

N/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ritheksoi edhe sot në mbledhjen e mbyllur për mediat nga mazhoranca, se korrupsioni

“Të rinjtë e FRPD-së Mamurras kryqëzojnë Gjiknurin!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në një status në “Facebook”, teksa publikon n

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin për Migracionin, Punët e Brends

   Kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi në lidhje me përplasjen e ndodhur sot në Kuvend mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe opozitës.

Deputeti i Partisë Socialiste nga Malësia e Madhe, Paulin Sterkaj, po kalon momente të vështira shëndetësore.