Rama: Fund piramidave arsimore dhe diplomave false

05/08/2014 - 12:17

Tiranë, 5 gusht 2014  – Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur t’i japë fund asaj që e cilëson si lulëzim të piramidave financiare në arsim dhe shpërndarjes së diplomave false. Një ditë pas publikimit të raportit publik të ligjshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë, kryeministri thekson se “ligji do të veprojë pa asnjë tolerancë dhe organet e ligjshmërisë duhet të veprojnë për çuarjen para drejtësisë të të gjithë mashtruesve publikë që në shkelje të plotë të ligjit kanë grabitur prindër e studentë për vite të tëra”. 

“Faqja e re qe u çel dje me raportin publik të ligjshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë do të shkruhet deri në fund me transparencë të plotë, përgjegjësi kombëtare dhe vendosmëri ligjore e profesionale. Historia e turpshme e lulëzimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave fallco do marrë fund njëherë e mirë. Ligji do të veprojë pa asnjë tolerancë dhe organet e ligjshmërisë do të duhet të veprojnë për çuarjen para drejtësisë të të gjithë mashtruesve publikë që në shkelje të plotë të ligjit kanë grabitur prindër e studentë për vite të tëra. Studentet e universiteteve që do të mbyllen do të kenë një mundësi të dytë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Arsimit e Sportit. Bashkëngjitur lista e plote e rezultateve të kontrollit të ligjshmërisë emër për emër.”- shkruan kryeministri në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. 

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka propozuar heqje licence për 18 Institucione të Arsimit të Lartë privat dhe pezullim licence për 13 të tjera, pas verifikimit të ligjshmërisë në 59 IAL publike dhe private, ku studiojnë 176 171 studentë dhe janë të punësuar 11 062 pedagogë. 

Bazuar në të njëjtat verifikime, MAS ka kërkuar edhe mbylljen e Akademisë së Arteve Shkodër si dhe të 6 filialeve të universiteteve shtetërore në rrethe. Sa u takon privatëve, do të jenë 13 institucione të tjera që do të vijojnë aktivitetin e tyre normal të mësimdhënies dhe të pranimit të studentëve. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është paraqitur sot në gjykatën penale për t'u përballur me padinë e deputetes sociali

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi krizën politike e kushtetuese që ka prekur ve

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dhënë një mesazh sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve për këtë kategori të shoqërisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë vizitës në Londër ka dhënë një intervistë për BBC World ku ka folur për situatën në Shqipëri, vendimet e

Kryeministri grek Alexis Tsipras thekson se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, është një ndër kushtet kryesore pë

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, me anë të reagimi në Facebook, ka sulmuar mediat që kanë bërë publik lajmi

Në mbyllje te vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar më anëtarët e Parlame

Edhe pse temperaturat janë shoqëruar me luhatje të vazhdueshme, qyteti i Vlorës ka shpejtuar për të hapur sezonin turistik për vizitorët

Pas marrjes në pyetje te Prokuroria e Krimeve të Rënda të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar kryetari i FRPD-së Belind