Kryeministri Rama foli sot gjatë ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste. Në fund të fjalës së tij Rama kërkoi nga gratë e pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve që të mos i drejtohen më me fjalën zoti atij por dhe njëra tjetrës me zonja në forumet e gruas.

Rama i tha grave që ta gjenin vetë se si do ti drejtoheshin njëra tjetrës por përkrahu sugjerimin e ministres Shahini, “shoqet e Besës”. Në fund ai iu drejtua të gjitha grave të pranishme me “të dashura shoqe”

“Ka vetëm një gjë që nuk shkon në kongreset tona në takimet tona por sidomos në një kongres grash që duartrokasin për feminizmin nuk shkon të më thoni më zoti Rama aman ma hiqni këtë se më duket tmerr, tani është dhe ky një zhvillim i jetës sonë sepse njëherë e një kohë unë i thosha Gramozit shoku Gramoz dhe ai më thoshte zoti Edi kurse tani unë i them zoti Gramoz edhe ai më thotë shoku Edi. Është aftësia e Gramozit për të mbushur boshllëqet, sepse ai është shoku dhe shoku im më i mirë që unë kam në PS. Por hiqeni këtë zoti Rama. Hiqeni këtë zonja dhe zotërinj, si mund të jetë një forum grash zonja dhe zotërinj, ca do i thoni gjejeni vetë, ajo shoqet e Besës më pëlqeu. Kështu që të dashura shoqe në sy të gruas ju përulem me shumë respekt dhe ju shpreh të gjithë dashurinë time”, tha Rama.