Kreu i qeverisë Edi Rama tregohet në çdo dalje live, edhe më i ashpër me masat kundra koronovirusit. Ai tha se qëndrimi në vend, ecja më të tjerë nëpër lagje, nuk do të tolerohet më paqësisht dhe nuk do të mjaftojë më me gjoba.

Rama paralajmëroi se ushtria e policia do të përdorë forcën, deri tek përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës, njësoj si në tubimet e paligjshme.

“Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën më të kuqe, si dhe çdo zonë urbane duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh këta individë që do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta se do t’u hiqet çdo ndihma shtetërore dhe do t’u hiqet çdo ndihmesë nëse janë në shtëpi e duhej të ishin në punë, çdo ndihmë financiare për 1 vit nëse nuk kanë punë, çdo lloj ilaçi nëse janë edhe pensionistë, çdo lloj burse për studentët. Një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin do të konsiderohen tradhtarë lufte. Dua t’ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri te forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet në rast shkelje ligji në tubime të paligjshme deri tek uji e gazi lotsjellës.”, tha Rama.