Rama: I kam shkruar letër edhe presidentit Trump, jemi plot shpresë

30/11/2019 - 19:54

Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit me ambasadorët se pas tragjedisë i ka shkruar letër edhe presidentit Trump.

“I kam shkruar një letër edhe presidentit Trump, jemi plot me shpresë. Ne mund të bëjmë historinë në këtë moment, gjithmonë nëse punojmë bashkë. Është thelbësore që të japim mesazhe të qarta, jo me fjalë, por duke vepruar.

Njerëzit duan të informohen se kur do të kthehen në shtëpi. Koha është thelbësore, duhet të bëjmë më shumë se ajo çfarë është
e dukshme. Puna e inspektorëve do të mbështetet në instiktin e tyre të menjëhershëm”, tha Rama.

Ndërkohë ambasadori japonez: Edhe vendi jonë është prekur shumë herë nga tërmetet. Qeveria jonë ka vendosur të dërgojë tenda dhe mallra.

Përfaqësues i OKB: Do të trajnojmë shqiptarët për të bërë vlerësimin e ndërtesave. Mund të mbështeteni tek ndihma jonë, do jemi në kontakte të vazhdueshme. Ne kemi programe, projekte për të kthyer këta njerëz në jetën e përditshme.

Ambasadori kinez: Nëse keni nevojë, skuadrat tona janë gati të vijnë, vetëm na thoni. Donacioni ynë në para do të vijë
përmes ‘Kryqit të Kuq’ .Donacioni ynë në para është rrugës duke ardhur.

Rama: Po përgatisim një koncert që duhet të ishte i festave të nëntorit. Koncerti do të bëjë bashkë të gjithë ata njerëz të cilët duan të ndihmojnë.

Ambasadori i Rumanisë: Orët e para u treguam të gatshëm me ndihmat e ofruara nga ne. Nesër do keni dy avionë të tjerë, javën
që vjen do të keni inxhinierë. Ju mund të mbështeteni plotësisht tek ne.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i ftuar në Çim Peka LIVE, shpjegoi sërish se përse u largua nga Partia Demokratike në fillim.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi nuk po u ofron qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-

Në Durrës, procesi i rindërtimit po vijon me riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve me nivel dëmi DS1, DS2, DS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e preside

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar, pas vdekjes në një minierë në Dibër të një inxhinieri dhe dy punëtorëve.

Presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh ngushëllimi për popullin francez pas sulmeve terroriste ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se ka një detyrim për të gjithë demokratët.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranc

Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha i quajti maskaradë diskutimet që u zhvilluan sot në parlament për pandeminë e Covid-1

Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të go