Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto në emisionin “Open” në TCH që sipas tij faktojnë lidhjet e trafikantëve të drogës Avdulajve të Shijakut me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se klani “Avdyli” është shumë i fuqishëm dhe është angazhuar fuqimisht në zgjedhje për PS-në. Sipas Berishës, në 2016-ën është hapur një çështje në prokurori që lidhte Avdylajt dhe Dakon, por tashmë organi i akuzës e ka hequr emrin e kryebashkiakut socialist.

“Ka një çështje penale me numër 139 të vitit 2016 ku klani “Avdyli” bashkë me Vangjush Dakon është në ndjekje të vazhdueshme. Është hapur çështje penale në 2016-ën për trafik droge dhe vjedhje votash.

Çfarë ndodhi? U shpëtua Gjushi dhe u arrestuan Avdylët. Lidhjet e Avdylëve shkojnë deri te Edi Rama. Ja ku e keni foton e Ramës me Avdylët. Ka video dhe foto të lidhjeve të Ramës me Avdylët dhe Bajrët.

Gjushi me urdhër të Avdylëve ka emëruar inspektorin e mjedisit për Durrësin. Ka emëruar një Edlir Cerri. Ky është emëruar në kundërshtim me ligjin ndërsa ka një vëlla trafikant në Gjermani. Këta kanë emëruar drejtor AKU-je, inspektorin e ndërtimit të qytetit” – tha Berisha.