Rama i përgjigjet Bashës: Ka budalla që të beson?

13/12/2017 - 12:59

Pas deklaratës së Lulzim Bashës për kryeprokurorin e përkohshëm, ka reaguar Kryeministri Edi Rama duke thënë se askush nuk beson se SHBA dhe BE duan të mbyllin dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën.

“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën! Hajde politikë hajde”, shkruan Rama në “Facebook”.

Gjatë një konference me gazetarët, Lulzim Basha tha se deklaratat e ambasadorit amerikan për zgjedhjen e kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë janë thikë pas shpine. Kryedemokrati akuzoi Kryeministrin Rama se kërkon të zgjedhë kryeprokurorin e përkohshëm me votim të thjeshtë për të mbyllur dosjet hetimore të zyrtarëve të qeverisë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shef policie nga Shqipëria është arrestuar me 1 ton hashash në Greqi, ndërkohë që lajmi është mbajtur i fshehur në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët kanë akses në çdo kohë për të përçuar ankesën tek platforma e lançuar on-line dhe brenda 10 ditësh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa publikon shifrat e shumës që paguhet për një litër karburant në vendin tonë, shkrua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Peqin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni në një deklaratë për mediat informon për vendimin e paligjshëm për t’i dhënë dy vjet leje prindërore,

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi i ka kërkuar Prokurorisë të zbulojë portalet, gazetarët dhe OJF-të që k

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin e Fierit, ku u njoh me ndryshimet e bëra atje.

Partia Demokratike ka deklaruar sot se 534 drejtues të policisë janë të verifikuar si persona që kanë qenë të lidhur me Sigurimin e Shtet

Ministri Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me votimin e së premtes për ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me kapjen e laboratorit të drogës në Has.