Rama i përgjigjet Bashës: Opozita dhe Presidenti bëjnë aleancë me Covid për të rrëzuar qeverinë

21/11/2020 - 18:13

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se numri i viktimave që kanë humbur jetën nga COVID-19 është manipuluar nga autoritetet.

Rama thotë se ne nuk mund të jemi rasti unikal ku qeveria lufton kundër COVID dhe opozita bashkë me Presidentin të bëjnë aleancë  me COVID-in për të rrëzuar qeverinë”.

Fotogratitë nga morgu i Tiranës, të cilat pushtuan mediat sociale ditën e djeshme, Rama i ka quajtur thjeshtë klandestine, duke theksuar se shpërndarja e tyre nuk është as demokratike dhe as shqiptare, por haptazi jonjerëzore.

Rama: Jam krenar se si ne kemi reaguar si popull në të dyja rastet. Qoftë në 26 nëntor, apo duke bërë edhe pjesën e tyre të sakrificës në përballje me virusin që po sprovon mbarë botën. Jam krenar si kryeministër se si forcat e shtetit dhe ato shëndetësore janë vënë në dispozicion të qytetarëve.

Jam i keqardhur që kjo dalje sot u provokua nga krejt e kundërta e karakterit të fortë që i kanë karakterizuar shqiptarët në këtë përballje.

Një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, shan akuzon dhe lufton përditë në frontin e kësaj lufte nervash.

Nuk jam këtu për baltën dhe pështymën që marr përditë nga pakica e zhurmshme. Mua të sharat që më adresohen më bëjnë më të fortë dhe realisht me japin më shumë energji për t’i udhëhequr betejat tona në çdo fushë.

Në mes te një luftë mund të sfidohet edhe qeveria, por edhe ekspertiza, por nuk mundet që deri edhe Presidenti të krijojë komitetin alternativ edhe opozita gjithashtu, ku një komitet thotë që të mbahen maskat dhe një tjetër të thotë që qytetarët të shkojnë në kisha dhe xhamia të luten për largimin e qeverisë.

Ne nuk mund të jemi rasti unikal ku qeveria lufton kundër COVID dhe opozita bashkë me Presidentin të bëjnë aleancë  me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe duke shpërndarë fotografi klandestine nga morgu i spitalit. Nuk është as demokratike dhe as shqiptare, por haptazi jonjerëzore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 19 viktima nga koronavirusi, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar Mimi Kodhelin një ditë pas emërimit të saj si nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një tryezë me mjekët që po përballen me COVID-19 si dhe për të sqaruar akuzat e tij ndaj qeveris

Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur përmes një deklarate akuzave demokratëve se ministrja Xhaçka ka përdorur helikopterët e Forcave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndër

Partia Demokratike ka denoncuar se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po përdor buxhetin e shtetit për arsye personale.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se qeveria ka tre skenarë për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktualisht janë në skenarin e parë.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë pjesëmarrjen e presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në di

Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama bëri me dije se shkollat nuk do të mbyllen për shkak të Covid-19, për sa kohë ky nuk