Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi sot akuzave paralajmëruese të kryedemokratit Basha lidhur me 52 milionë euro tendera dhe pagesa që qeveria sipas tij, kreu i qeverise i ka dhënë në këto dy javë.

“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!“, shkruan Rama në Twitter.