Kryeministri Edi Rama në përgjigjen e tij për kërkesën më të fundit të PD-së, drejtuar Kuvendit, për miratimin e Kodit Zgjedhor, tha se nuk merr urdhra as ai e as Kuvendi.

Duke iu drejtuar deputetes së opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, iu përgjigj me etiketimin që ajo vetë i ka vënë duke e cilësuar sulltan.

“Mos ki merak zonja Hajdari, ti e ke thënë vetë jam sulltan dhe nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit, por duhet të përgatiteni të bëni lëshime e jo të shantazhoni Kuvendin se ne ndryshe ikim dhe ne ngeleni me deputët bio të Taulant Ballës. Kjo  do ishte dështim shumë i madh për të gjithë dhe nuk mund ta këprcenim dot në raport me njerëzit dhe Evropën, por jo se është e mirë se na e kërkon Evropa por se është e mirë se na duhet ne”– tha Rama.

Më tej Rama garantoi opozitën paralamentare se PS do të bëjë të sajën deri në fund.

“Ne jemi këtu zonja Hajdari, i dashur Myslim dhe gjithë ju për të dalë me dinjitet institucional nga kjo histori dhe frymë konsensusi politik i mirëkuptuar nga populli, jo për të marrë urdhra nga PD, as për të marrë urdhra nga ju sa për dijeni, jemi për të bërë tonën maksimalisht. Ka shumë njëanshmëri produkti aktual e pranoj se të thuash në këto kushte kur opozita është e fragmentuar, nuk e di ju ndoshta bëni një këshill të madh pajtimi përfshihen i në listat e PD se nuk është se nuk keni hyrë e dalë shpesh herë, por kjo nuk ka rëndësi, administrimi politik dy këtej dy andej është i njëanshëm”– tha ai.