Rama i përgjigjet mësueses me kancer: Brenda 10 ditësh vjen ilaçi!

14/01/2018 - 13:49

Brenda 10 ditëve, do të rifillojë shpërndarja e flakonit të domosdoshëm për të gjithë të sëmurët me kancer në Spitalin Onkologjik. Deklarata është bërë sot nga Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 26-vjetorin e krijimit të FRESH-it.

Rama iu përgjigj kështu këtë të diel mësueses nga Rrësheni, e cila i deklaroi publikisht një ditë më parë se vuante nga kanceri dhe se ilaçi i saj tejet i domosdoshëm i ishte ndërprerë për shkak se mungonte te Onkologjiku.

“Vazhdoj akoma kurën me një ilaç që quhet herceptin. Është përcaktuar 18 herë që duhet ta marr. Nga fundi i gushtit dhe deri tani duhet të kisha bërë 8 seanca dhe kam bërë vetëm 3. Kur pyes mjekët pse nuk marr kurën dhe më thonë se nuk ka ilaç dhe është i shtrenjtë”, tha një ditë më parë mësuesja Valbona Reçi.

Ndërsa sot, shefi i qeverisë deklaroi:

“Dje në Mirditë u ngrit një mësuese në takimin tonë, e cila rrëfeu situatën e saj dramatike me shëndetin. Është identifikuar me kancer dhe pasi tregoi për përkushtimin e mjekëve në pavionin e Onkologjisë në Tiranë tha se prej disa muajsh i është ndërprerë kura për shkak të mungesë së një ilaçi që kushton shumë por është i domosdoshëm. Sigurisht që përballë një historie të tillë ka dy mënyra për të qëndruar. Njëra është; ja qeveria e poshtër, krimi, droga, korrupsioni i kanë ndërprerë kurën një mësueseje sepse nuk i intereson shëndeti i saj. Kjo është njëra mënyrë, mënyra që njerëzit e këtij vendi ndeshen përditë nëse dëgjojnë se si pozicionohet me hallet e vendit ajo që sot quhet opozita e Shqipërisë.

Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty por për të vazhduar betejën me atë mësuese dhe me gjithë ata që atë kurë duhet ta kenë të pandërprerë.

Deri në 2013-n, qeveria garantonte 800 flakonë, sot garantohen 4 mijë. Duhen 5 mijë dhe janë 1 mijë flakonë që na ndajnë nga politika e cila brenda vetes nuk mjaftohet dhe duke iu kthyer opozitës që i thotë se ju blinit 800 flakonë dhe ne blejmë 4 mijë flakonë.

Ne duhet të zgjidhim problemin për të mbyllur përfundimisht ciklin e kësaj përpjekje që vazhdon prej 27 vjetësh ku shqiptarët e zakonshëm me kancer nuk arrijnë dot që ta kenë deri në fund kujdesin e tyre nga shteti. Pas mbledhjes, ne vazhduam dhe do të çojmë deri në fund detyrimin tonë dhe brenda 10 ditëve të ardhshme do t'i garantojmë jo vetëm mësueses nga Mirdita por të gjithë ata që kanë nevojë për atë ilaç, të rifillojë dhe mos ndërpritet më”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shef policie nga Shqipëria është arrestuar me 1 ton hashash në Greqi, ndërkohë që lajmi është mbajtur i fshehur në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët kanë akses në çdo kohë për të përçuar ankesën tek platforma e lançuar on-line dhe brenda 10 ditësh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa publikon shifrat e shumës që paguhet për një litër karburant në vendin tonë, shkrua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Peqin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni në një deklaratë për mediat informon për vendimin e paligjshëm për t’i dhënë dy vjet leje prindërore,

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi i ka kërkuar Prokurorisë të zbulojë portalet, gazetarët dhe OJF-të që k

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin e Fierit, ku u njoh me ndryshimet e bëra atje.

Partia Demokratike ka deklaruar sot se 534 drejtues të policisë janë të verifikuar si persona që kanë qenë të lidhur me Sigurimin e Shtet

Ministri Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me votimin e së premtes për ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me kapjen e laboratorit të drogës në Has.