Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur,  ish-ministres së Jashtme të Kosovës,  Edita Tahiri e cila përshëndeti mos dekretimin e Gent Cakajt, duke e quajtur vendim vvizionar dhe kombëtar.

Rama shkruan në Twitter se edhe Edita Tahiri, bashkohet me ca qyqarë që salutojnë vendimin e Ilir Metës.

"Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?", shkruan Rama në reagimin e tij.