Rama i prerë, tregon kush do largohet nga puna në ish-bashkitë e PD-së

17/08/2019 - 17:17

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish për kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku disa prej tyre zunë vendin e ish kryebashkiakëve të djathtë.

Në një postim në Facebook, Rama teksa poston foto nga aksioni i pastrimit shkruan se “deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës”.

POSTIMI I PLOTË

Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë - Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve.

E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar sot një nismë të re që siç bëri të ditur do të shpallet në 22 nëntor.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një dokument, i cili sipas tij  tregon se Gjykata e Janinës k

Një ditë pas darkës së opozitës së bashkuar në Ishëm të Durrësit, kreu i PAA-së Agron Duka, mikpritësi i kësaj darke, rrëfen për DurrësLa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka analizuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se ky raport është sk

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar Presidentit të këshillit Evropian, Donald Tusk, medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, duke i shprehur

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë tha se momenti i hapjes në ne

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka mbërritur në Tiranë dhe do të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15.00.

Kryeministri Edi Rama propozon masa të reja për të luftuar korrupsionin.

Një qëndrim i ri ka dalë nga ana e opozitarëve.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është thirrur sot në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Integrimit.