Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë ditën e sotme se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen. Këtë deklaratë Rama e bëri në një takim me qytetarët që janë ankuar në platformën e bashkëqeverisjes.

"Jam unë ai që duhet tu falenderoj juve dhe të gjithë ata që me votën e tyre i dhanë mundësi vetes që përmes qeverisë të hynin në këtë proces bashkëqeverisje. Kjo nuk ka nevojë as për miq, shokë dhe kushërinj. Njësoj si çdo deputet që ka akses të drejtpërdrejtë te çdo ministër për problmine  vet. Aksesi i drejtpëdrejtë do të jetë edhe për çdo qytetar te kryetari i bashkisë së vet. Është po aq e rëndësishme të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen por për ata që zgjedhin. Në 30 qershor do të zgjidhen edhe për të pasyr akses të drejpërdejtë si qytetar te çdo kryetar bashkie", tha Rama.