Kryeministri Edi Rama inspektoi në Vlorë fazën e dytë të projektit të Lungomores, i cili e shtrin shëtitoren panoramike deri në afërsi të Tunelit tek Uji i ftohtë. 

Por zgjatja e Lungomares nuk ishte investimi i vetëm që kryeministri inspektoi në Vlorës. Paralelisht ai pa nga afër edhe rindërtimin e qendrës historike të qytetit

Në fund shefi i qeverisë vizitoi edhe shkollën “Mynyr Xhindi” në fshatin Vllahinë, e cila sapo i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.

Këtë herë Edi Rama nuk kishte porosi seriozë për të zgjedhurit lokalë, por batuta me fëmijët e vegjël që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.