Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin Arben Ahmetaj vizituan këtë paradite Thumanën, ku inspektuan punimet për 3 400 banesat e reja individuale për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama tha se deri në fund të vitit të ri duhet të kenë përfunduar shumica e banesave idnividuale pavarësisht se doli armiku i ri COVID-19.

“Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort.”