Teksa ishte i pranishëm sot në qytetin e Lezhës për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me djemtë e vajzat e reja, të cilët iu dorëzoi kartën e partisë.

Një prej vajzave të cilat kreu i qeverisë i dha kartën e anëtarësisë, kishte mbiemrin Paloka dhe kaq mjaftonte që Rama të ironizonte deputetin e PD-së në Durrës, Edi Paloka.

Rama: Shihni këtë Palokën tonë, e shihni atë tjetrin. E bëni direkt dallimin

Vajza: Jam shumë e lumtur që jam pjesë e PS

Rama: Ja shif vetëm kaq, e pastaj futja kot shko voto për ata

Vajza: Jam e nderuar kryeminsitër që po marr kartën nga ju

Rama: Ai do thoshte “thum” (shumë) gabim e ke, thum gabim