Prej kohësh situata politike mes palëve në Shqipëri ka qenë e tensionuar, dhe tashmë i kanë kthyer në trend statuset ironike në rrjetet sociale.

Së fundi, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të Lulzim Bashës në “Instagram”, i cili shfaqet me flokë të thinjura.

Në foto tregohet lideri i Partisë Demokratike, i cili edhe pas 13 vitesh, si temë kryesore do të ketë luftën ndaj drogës. Në postimin e Ramës, i cili shoqërohet me foto shkruhet: “Opozita e vitit 2031, qeveria e krimit dhe e drogës”.