Kryeministri Edi Rama, në mitingun përmbyllës në Durrës, ka ironizuar me programin elektoral të kreut të LIBRA-s, Ben Blushi.

Ai tha se premtimet e Blushit se do t’u japë 1 mijë euro për këdo që bën fëmijë, janë vetëm për të marrë vota.

“Del Ben Blushi, ‘shoku’ i Vangjushit, dhe thotë bëni sa më shumë kalama se për çdo fëmijë do ju japim 1 mijë euro. Këta janë të gjithë pengmarrësit e shtetit shqiptar që vijnë për të marrë vota”, tha Rama.